Ngjarjet në Turqi nuk e tronditën veç Alinë!

Derisa lidhur me tentimin për grusht shtet në Turqi kanë reaguar të gjithë liderët shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa shqetësimin e tyre e kanë shprehur edhe fuqitë më të mëdha botërore, me gjasë ky zhvillim i ka “ikur” partisë shqiptare në pushtet në Maqedoni, përkatësisht liderit të saj, Ali Ahmetit.

Derisa edhe vetë presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov e mbështeti presidentin Erdogan në këto zhvillime, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim BDI e as nga lideri i saj, gjë që çon të dyshosh në vërtetësinë e akuzave që bëhen në adresë të partisë emri i së cilës kohëve të fundit ka filluar të rimohet/ndërlidhet me Rusinë. Apo, mbase BDI është në anën e puçistëve, përkatësisht “gylenistëve”./Sakte.net

Lini Një Koment

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet