Një i arrestuar në Prishtinë për mbajtje të substancave narkotike

Një person është arrestuar në rrugën “Ismajl Dumoshi” në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në trup dhe veturë i janë gjetur 14 qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 33.4 gram.

Sipas njoftimit për media, është bërë bastisja e shtëpisë së tij dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1827 gram (1kg e 827 gr), një peshore digjitale, para të gatshme në bankënota të ndryshme në vlerë prej 2150 euro dhe një telefon celular, transmeton Koha.net.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme