Obama përmbush premtimin, pranon 10 mijë sirianë

Ambasadorja amerikane në Jordani, Alice Wells deklaroi se Washingtoni nesër do të përmbush premtimin e presidentit Barack Obama, për përkujdesjen e 10 mijë refugjatëve sirianë në SHBA gjatë këtij viti.

Wells sot ka pranuar tre familje siriane përpara nisjes së saj në San Diego të Kalifornisë dhe Charlotescille të Virxhinias.Përparësia është dhënë për viktimat e dhunës, njerëzit me probleme shëndetësore dhe fëmijët.

Disa aktivistë kanë kritikuar Washingtonin zyrtar sepse është tepër i ngadalshëm në pranimin e njerëzve të ikur nga konflikti. Programi i vendosjes së refugjatëve është edhe një nga temat e fushatës aktuale presidenciale në SHBA me ç’rast Donald Trump, kandidati republikan për president të vendit, paralajmëroi se sirianët e zhvendosur paraqesin një kërcënim potencial për sigurinë.

Wells në lidhje me këtë ka deklaruar se “refugjatët janë kategoria më e analizuar që shkojnë në SHBA”. Pothuajse pesë milionë sirianë kanë ikur në Turqi, Liban, Jordani, Irak dhe Egjipt për ti shpëtuar konfliktit i cili pas vetes ka lënë 13.5 milionë sirianë pa kushte elementare të jetesës.

Është vlerësuar se rreth gjysmë milionë sirianë kanë ikur në Evropë, sidomos në Gjermani që nga fillimi i 2015.