Ohër, s’ka paralele në gjuhën shqipe, nxënësit detyrohen të shkojnë në Strugë

Nxënësit shqiptarë të padëshiruar në Ohër, kjo për shkak se mungojnë paralele në shkollat e mesme për nxënës shqiptarë. Nga Komuna e Ohrit thonë për ALSAT M se kishin paraparë paralele në gjuhën shqipe në Qendrën arsimore “Shën Naumi” në drejtimin elektro-mekanik, por për shkak të mungesës së interesit, ajo paralele nuk është formuar. Drejtori i Shkollës Fillore “Vëllazërim-Bashkimi” në Ohër, Muhamer Doko tha për Alsat se ka pasur disa iniciativa
për hapjen e paraleleve shqipe në këtë qytet, por të njëjtat kanë rezultuar pa sukses.

Nxënësit shqiptarë nga Ohrit detyrohen që arsimin e mesëm ta vazhdojnë në Strugë në dy shkollat e mesme, Ibrahim Temo dhe Niko Nestor.
Nxënësit të cilët nuk dëshirojnë të udhëtojnë për në Strugë, detyrohen që të regjistrohen në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase ne qytetin e Ohrit.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë