Osmani: Demarkacioni nuk do të kalojë

Në kosovë çështja më e diskutuar është ajo e demarkacionit e kufirit më Malin e Zi.

Vendimi i kryesisë së Kuvendit që më 1 shtator të votohet marrëveshja e dy shteteve ka hasur në kundërshtim nga opozita si dhe disa deputetë të partnerit të koalicionit (PDK-LDK).

Vjosa Osmani, deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka kundërshtuar fuqishëm këtë marrëveshje.

“Sa i përket marrëveshjes, tanimë jam deklaruar që nuk do t’i përkrahë dhe për këtë tashmë kam dhënë arsyet e mia”, ka thënë Osmani.

Ajo thotë se janë edhe disa deputetë të tjerë të partisë së Isa Mustafës të cilët kanë qëndrimin e njëjtë me të. “Siç e keni parë edhe ju në deklarime, në LDK ka edhe shumë deputetë të tjerë që e kanë po të njëjtin qëndrim”, ka shtuar Osmani.

Ajo është shprehur e bindur që demarkacioni në shtator nuk do të kalojë.

“Nëse merret për bazë vullneti i vërtetë i deputetëve, demarkacioni nuk do të kalojë”, është shprehur ajo

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë