Pajaziti: Jemi për shtet të së drejtës por jo me fakte të fabrikuara

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë që situata e krijuar së fundi ka krijuar shqetësime në opinionin e gjerë sepse lufta e UCK-së, ka qenë luftë e pastër dhe se qytetarët e Kosovës kanë qenë të detyruar të luftojnë pasi dështuan të gjitha mënyrat paqësore.

“Drejtësia duhet të jetë bindëse, ne jemi të vetëdijshëm që askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, ata që kanë bërë krime duhet të përgjigjen para ligjit. Por në rastin e UÇK-së po ndodhë e kundërta, gjykatat nuk kanë ofruar fakte bindëse. Ne nuk guxojmë të lejojmë për agjenda politike, të kemi agjenda pa fakte, ne nuk guxojmë të mbyllim sytë ndaj fakteve të fabrikuara”, tha Pajaziti. /lajmi.net