Pajtohem me Mogherinin, duhet të ndërtojmë ura e jo mure

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur rrëzimin e murit në veri të Mitrovicës, si rezultat të dialogut me palën serbe.


“Muri ndarës tek ura në Mitrovicë tashmë është rrënuar. Pajtohem me Federica Mogherinin, ne duhet të punojmë për ndërtimin e urave, e jo të mureve”, ka shkruar Presidenti në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“Dialogu funksionon”, ka thënë Thaçi, duke iu referuar bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

a