Pas mallkimit që i bëri Ramush Haradinaj, flet Rafet Rama

Marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, e nënshkruar më 26 gusht të vitit të kaluar në Vjenë është bërë shkas qe skena politike të polarizohet më të madhe. Për çështjen e demarkacionit është bllokuar Kuvendi për muaj të tëre dhe ka pasur protesta në rrugë. Ndërsa, nuk kanë munguar as komentet dhe ndarjet në patriot e tradhtarë.

Ramush Hardinaj, kryetar i AAK-së, njihet si ideatori i kauzës për demarkacionin. Ai nuk kishte hezituar t’ia përplas në fytyre, hartat, kryetarit të komisionit Shtetëror, Murat Mehës, i cili ka bërë shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ndërsa, u ka çuar selame të forta edhe krerëve të institucioneve se e kanë të kotë përpjekjen e tyre për të kaluar demarkacionin.

Mesazh të fortë i ka dërguar edhe njërit nga bashkëluftëtarët e tij, Rafet Rama.

Madje, deputetit të PDK-së, i ka thënë se nuk do të ia falë kurrë, nëse vota e tij do të ishte pro versionit aktual.

“Tu u mundu me pshtu Rafetin, sot vëllai im është në varr. Unë e kam pshtu atë tu besu në shqiptari dhe në liri, e ky mu çu me qitë votën për këtë version nuk ia fali. I mallkum është prej meje dhe prej krejt atyre qe besojnë në liri”, ka thënë Haradinaj mbrëmë në emisionin ‘Komiteti’.

E, Rafet Rama Rama thotë se nuk e ka parë komentin e Haradinajt për të. Megjithatë, thotë se për liderin e AAK-së gëzon respekt të madh.

“Kam respekt për Haradinajn qysh ka edhe ai për mu. Këto janë çështje politike. Gjatë luftës kemi pasur raporte të shkëlqyeshme, vëllazërore dhe raportet i kemi edhe tani”, ka thënë Rama për ‘Indeksonline’.

Sa i përket çështjes se demarkacionit, Rama ka ngurruar të japë qëndrimin e tij. Përkundër insistimit tonë, ai ka thënë se votën do ta bëjë publike kur të vijë koha.

“Qëndrimi im për demarkacionin do ta bëj publik në Kuvend në momentin e fundit. Nuk dua të prononcohem tani”, ka thënë Rama.

I pyetur, nëse Haradinaj po ngutet kur po jep vlerësimet, deputeti i PDK-së thotë se ai nuk po ngutet.

Ratifikimi i projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, është kriter i Bashkimit Evropian, për heqjen e vizave për kosovarët. Mali i Zi ka kohë qe e ka ratifikuar këtë marrëveshje.

Gjatë kësaj kohe në mungesë të votave qeveria e Kosovës dhe partnerët e koalicionit janë përpjekur qe të gjejnë forma të ndryshme për t’i dhënë epilog kësaj marrëveshje, por pa sukses.