PD publikon pamjet e parcelave me bimë narkotike

Sakte.net 03 Shtator 2016 – 13:57

 

Partia Demokratike ka publikuar pamje te sipërfaqeve te mbjella me hashash vetëm 2 km larg Aeroportit te Rinasit. Kreu i departamentit te sigurisë Enkelejd Alibeaj, ka theksuar se ne kete zone jane 6 hektarë te mbjelle me hashash e qe mbrohen nga kreu i Bashkisë se Krujës, Artur Bushi.
Raportohet se këtu janë të paktën 50 mijë rrënjë, të mbjella krahu i djathtë i kryetarit të Bashkisë Krujë, partner dhe sponsorizues i tij, me inicialet, F.D. Shtëpia që duket ngjitur, është e një punonjësi të policisë, shërbëtor i kryetarit të Bashkisë, Bushi, me inicialet K.L. Dhe shefi operatoriv i zonës, e ka banesën e tij 1 km larg këtij plantacioni me drogë.
Kjo drogë mbillet, kultivohet me sistem vaditje të sofistikuar, ruhet nga punonjësit e shtetit, dhe mkiqyret drejtpërdrejt nga kryetari i Ramës në Bashkinë e Krujës, Bushi i famshëm i proceduar nga policia italiane për trafik lëndësh narkotike.

Sipas PD, këto pamje faktojnë se aksionet kundër drogës janë selektive, pasi ne çdo cep te Shqipërisë miqtë e Edi Rames zotërojnë parcela te mbjella me hashash, te cilat policia nuk i prek.