Përplasje e ashpër në Vushtrri pro/kundër ndërtimit të xhamisë (Video)

Shumë përplasje ka shkaktuar një parcelë në Vushtrri. Planifikimet e Bashkësisë Islame në këtë komunë për ndërtimin e një xhamie në këtë pjesë kanë hasur në revoltën e banorëve përreth.

Një peticion i nënshkruar nga 127 banorë të tri rrugëve në Vushtrri, iu dorëzua kuvendit komunal, duke ia bërë me dijë BIK-ut se janë kundër ndërtimit të një xhamie afër vendbanimeve të tyre, transmeton KTV.

Ata thonë se nuk kanë nevojë edhe për një xhami, derisa i kanë dy të tjera që janë pak metra larg shtëpive të tyre. Për më tepër, frikësohen nga përhapja e radikalizmit përmes xhamive të reja.

Por kur në mbledhjen e Kuvendit përfaqësuesit e lagjes prezantuan peticionin, aty erdhi edhe një peticion tjetër me nënshkrimet e banorëve të tjerë që janë pro ndërtimit të xhamisë.

Kryetari i BIK-ut, thotë se pas shumë investimeve milionëshe të Emirateve në Vushtrri atyre duhet t’u plotësohet dëshira edhe për ndërtimin e një xhamie. Por banorëve nuk u dolën në krah as asamblistët, nga të cilët kërkohej që të shqyrtohej ky peticion.

Për më tepër, u kontestua vërtetësia e nënshkrimeve në peticionin e banorëve që ishin nënshkruar kundër ndërtimit.

Kronikën mund ta ndiqni nga minuta 11:45

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë