Përveç 4 doganierëve, Policia e Kosovës arreston edhe 7 kontrabandistë

Pas arrestimit të 4 doganierëve gjatë mbrëmjes së kaluar, në rajonin e Prizrenit, sot në këtë rajon janë arrestuar edhe 7 kontrabandistë.

Sipas burimeve të Gazetës Blic nga ky aksion nën pranga përfunduar gjithsejtë 11 persona të cilët dyshohet se kanë futur mallra ilegalisht nga Shqipëria drejt Kosovës.

“Deri tani janë arrestuar nga dogana në rajonin e Prizrenit 4 doganierë dhe 7 kontrabandistë. Aksioni është duke u zhvilluar ende dhe janë konfiskuar sasi e madhe e mallrave”, thotë ky burim

Sipas këtyre burimeve, rastin është duke e drejtuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.

Lini Një Koment