Policët e arrestuar sot dalin para gjykatës

Sot rreth orës 11:00, pritet të dalin para Gjykatës Themelore në Vushtrri, 36 policët e arrestuar.

Avokati i njërit polic të arrestuar, Musa Damati, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se seanca do jetë maratonike ku pritet t’ju shqiptohet paraburgimi të 36 policëve.

Ndërkaq, në gjykim pritet të ketë masa të shtuara të sigurisë.

Ndryshe, ata gjatë punës së tyre policore, dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, konkretisht për marrje të ryshfetit.

Të arrestuarit janë policë të trafikut, 15 nga Mitrovica jugore dhe 21 nga ajo veriore.