Policia jep detaje të reja për 18 vjeçaren që vdiq dje në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Policia e Kosovës ka treguar se 18 vjeçare me nënshtetësi nga Maqedonia e Veriut ka vdekur nga pakujdesia derisa po drejtonte automjetin.

Metro mëson se 18 vjeçarja që ka mbetur e vdekur në këtë aksident është Erza Alili nga Kumanova, e cila me familje kishte marrë rrugën për pushime në Shqipëri.

Policia ka treguar se 18 vjeçarja derisa po drejtonte automjetin ka drejtuar mbrojtëset e rrugës, ku ajo nga plagët e marra ka vdekur dhe janë lënduar edhe katër persona të tjerë.

“Është raportuar se e dyshuara femër shtetase e huaj, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar në mbrojtëset e rrugës. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një femër, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona, dy meshkuj dhe dy femra, të gjitha Shqiptare, shtetase të huaja, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Lini Një Koment