Policia kap një të dyshuar për grabitjen në Shtime

Njëri nga të dyshuarit në rastin e vjedhjes në Shtime ku mbeti i vdekur një person e një tjetër u plagos, është kapur nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar majori i Stacionit të Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

Ai ka thënë për Koha.net se i dyshuari është kapur në rajonin e Prishtinës derisa ka shtuar se lidhur me rastin janë bastisur disa lokacione në Prishtinë dhe Pejë.

“Një person është arrestuar si i dyshuar në Prishtinë. Përndryshe jemi duke punuar, kemi bastisur disa lokacione në rajonin e Prishtinës dhe të Pejës. Tash varet nga deklarimet e tyre dhe nga informatat të cilat posedojmë ne, por njëherë një vetëm sa e kemi sjellë në stacion të Ferizajt i cili është arrestuar në Prishtinë si i dyshuar i mundshëm”, ka thënë ai.

Lini Një Koment