Policia ndalon për 48 orë dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Pejë

Policia në Pejë njofton se më datë 14.04.2019, në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën ‘Toni Blair’ në Pejë, ka ndodh një rast i veprës ‘Vjedhje e rëndë’.

Pas veprimeve intensive operativo – hetimore sektori i hetimeve pranë stacionit policor Pejë në bashkëpunim edhe me njësi tjera të këtij stacioni kanë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar.

“Njësitet policore janë duke punuar vazhdimisht që të kapen edhe të dyshimtë tjerë të këtij rasti dhe rasteve tjera. Ata janë duke punuar vazhdimisht që të kapen edhe të dyshimtë të këtij rasti dhe rasteve të tjera”, thuhet në komunikatë.

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin e lartë cekur: D.SH. i lindur në vitin 1990 dhe B.K. i lindur në vitin 1992.

Kuptojmë se të dyshuarit e arrestuar, kishin kryer veprën në bashkëpunim edhe me tre persona të tjerë, të cilët për momentin janë në arrati por Policia po punon që të kapen dhe të dalin para drejtësisë.

Gjatë punës hetimore gjatë intervistimit, janë gjetur prova të tjera materiale të kryerjes së veprës, gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar 5 televizorë, tre pikit komandues për TV, një sasi bizhuterish, një sasi të substancës narkotike (për të cilën do të merren masa tjera ligjore në konsultim me Prokurorin e shtetit).

Po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar edhe mjetet me te cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen kësaj vjedhje. Të dyshuarve ju shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë me vendim të prokurorit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme