Policia: Sulmuesi kishte bërë kërkime për të shtëna me armë në masë, nuk kishte lidhje me ISIS

Sulmuesi i Munihut Ali David Sonboly kishte kryer kërkime rreth të shtënave në masë dhe nuk duket të ketë pasur lidhje me Shtetin Islamik (ISIS), policia gjermane ka thënë sot në konferencë për media.
Tetëmbëdhjetë vjeçari gjerman me prejardhje iraniane nuk ka qenë refugjat dhe nuk ka pasur motive politike, por ka pasur probleme shëndetësore, shkruan Guardian, përcjell Express.

Policia e ka kontrolluar banesën e sulmuesit dhe nuk ka gjetur asgjë që sugjeron se ai ka pasur lidhje me grupet terroriste, por ka gjetur dokumente dhe libra rreth të shtënave në masë, përfshirë një libër me titullin: “Tërbimi në kokë: Pse studentet vrasin?”

Kompjuterët e tij janë konfiskuar.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë