Postoi foto në Facebook duke shtënë me kallashnikovë, arrestohet personi nga Lipjani

Një person në Lipjan, përkatësisht në Baicë, është arrestuar pasi që kishte postuar një foto në rrjetin social Facebook, duke shtënë me armë zjarri të tipit AK-47, apo siç njihen ndryshe kallashnikovë.


Siç njofton Policia e Kosovës në raportin e saj, i dyshuari është intervistuar dhe ka treguar se armën e ka shitur, por nuk ka njohuri për identitetin dhe adresën e personit që e ka blerë, përcjell gazetametro.net.

‘Pas një informate se një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, kishte postuar një foto në rrjetin social Facebook duke shtënë me armë zjarri të tipit AK-47, i dyshuari është intervistuar dhe i njëjti ka pohuar se armën e lartcekur e ka shitur dhe nuk ka njohuri për identitetin dhe adresën e personit që e ka blerë’, thuhet në raportin e Policisë.

Policia me urdhër të prokurorit e ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit dhe nuk ka gjetur armën e cekur, por ka konfiskuar një pushkë M-48 dhe 23 fishekë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme