Prishet një aparat në QKUK, rreth 2500 pacientë mbesin në listë të pritjes

Ka një javë që aparati i rezonancës magnetike është jashtë funksionit për shkak të defekteve.

Derisa janë rreth 2500 pacientë në listat e pritjes për të kryer një rezonancë, QKUK-ja dhe kompania që mirëmban këtë aparaturë thonë se po punohet për funksionalizimin sa më të shpejtë të tij, raporton KTV.

Rreth 2500 pacientë janë në listat e pritjes të QKUK-së për të kryer një rezonancë magnetike.

Por ka ditë që këtu stafi i Radiologjisë nuk është duke e ofruar njërin ndër shërbimet më kryesore.

Aparatura e rezonancës magnetike e cila është e vetmja në institucionet publike përkatësisht në qendrën klinike universitare të Kosovës ka një javë që për shkak të defekte nuk është duke punuar.

Vjetërsia e aparaturës dhe mbingarkesa me pacientë shkaktoi defekte më të mëdha në këtë aparaturë.

Kompania, e cila merret me servisimin dhe mirëmbajtjen e rezonancës magnetike, thotë se u desh të bliheshin pjesë dhe pas arritjes së këtyre pjesëve, po punohet për funksionalizimin e tij.

Kjo aparaturë kryen 35 deri në 40 pacientë brenda një orari të punës e që sipas zyrtarëve krijon mbingarkesë.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që aparati i rezonancës magnetike del jashtë funksionit për shkak të defekteve në të.

Lini Një Koment