PS4 mundëson ruajtjen e lojërave në memorie të jashtme

Njëri prej dallimeve më të mëdha mes Xbox One dhe Playstation 4 ishte mundësia e përdorimit të memories së jashtme.

Vendosja e një memorie të jashtme siç është hard disku ose USB-të u kanë mundësuar përdoruesve që të shkarkojnë dhe ruajnë lojërat në Xbox One. Këtë mundësi deri sot nuk e kishte PS4.

Gjiganti i videolojrave ka vendosur që në përditësimin e ri 4.50 të vë opsionin e shkarkimit dhe ruajtjes së videolojrave nëpër memorie të jashtme.

“Me këtë përditësim, ju keni mundësi që të ruani përmbajtjen në një HDD të jashtëm. Vetëm futeni USB 3.0 HDD në PS4 dhe ju do të keni hapësirë në konzolë”, ka thënë John Koller, zëvendëspresident i marketingut te Play Station.

“Konzola mund të përballojë HDD deri në 8 terabajt. Ju mund të shkarkoni dhe instaloni aplikacione direkt në memorien tuaj të jashtme. Kjo mund të bëhet shumë lehtë në menynë ‘settings’”, ka shtuar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme