PSD s’e harron dashurinë e parë, sytë prapë te Kurti për koalicione

Pavarësisht përçarjeve të mëdha, të cilat ishin shkaktuar me rastin e largimit nga Lëvizja Vetëvendosje, zyrtarët e Partisë Socialdemokrate (PSD) thonë se mund të bashkëpunojnë përsëri me partinë e Albin Kurtit.

Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” thotë se partia e tij ka vija të kuqe vetëm për PDK-në e Kadri Veselit. Topalli ka shtuar se PSD-ja do ta kalojë pragun zgjedhor dhe do të jetë përcaktuese për formimin e qeverisë së ardhshme.

Ai është i bindur se Kuvendi do të shpërndahet më 22 gusht, ndërsa gjasat janë zero për një qeveri teknike. Duke folur për qeverisje në Prishtinë, Topalli shprehet se mandati i dytë i Shpend Ahmetit është më i suksesshëm se i pari.

Lini Një Koment