Qëndrimi tallës i Haradinajt kur pyetet për rrëzimin e Qeverisë nga LDK’ja (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përkundër paralajmërimeve dhe kërcënimeve nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për rrëzimin e qeverisë, ai nuk ndihet aspak i frikësuar.

Haradinaj sot pas mbajtjes së tryezës së ftuar nga Partia Demokratike e Kosovës, është pyetur nga gazetarët lidhur me mocionin e paralajmëruar nga LDK. Ka thënë se nuk po sheh tani për tani mocion për rrëzimin e qeverisë.

“S’po shoh njëherë, s’po shoh njëherë”, ka thënë Haradinaj duke buzëqeshur.

Kujtojmë se LDK tash e disa kohë ka paralajmëruar mocion për rrëzimin e qeverisë nëse nuk arrihet konsensus për zgjedhje.

“Ne kemi ofruar opsionin tonë për një tryezë të përbashkët të partive politike për të dakorduar një datë të zgjedhjeve dhe vendimet që duhet të ndodhin në ndërkohë. Sepse është me rëndësi që zgjedhjet të mos mbahen me nguti brena 30 ditëve. Nëse kjo nuk ndodhë ne jemi të obliguar që ta çojmë përpara mocionin e votëbesimit për qeverinë”, kishte deklaruar Avdullah Hoti.

Shikojeni qëndrimin e Haradinajt në fillim të kësaj videoje: 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme