Qeveritë dhe ushtritë e 20 vendeve të botës përgjohen përmes Whatsappit

Përmes shërbimit të mesazhit ‘Whatsapp’, sipas një agjencie lajmesh janë përgjuar qeveri dhe ushtri në të paktën 20 vende të botës. Një ‘software’ përgjues i një firme izraelite ka shfrytëzuar një boshllëk sigurie.

Një numër jo i vogël anëtarësh nga qeveri dhe ushtri të të paktën 20 vendeve të botës sipas të dhënave të qarqeve të brendshme kanë qenë objekt përgjimi përmes shërbimit të mesazhit, ‘Whatsapp’. Këtë ia kanë konfirmuar agjencisë Reuters disa persona, që janë ngarkuar me një hetim të brendshëm të degës së ‘Facebook-ut’, ‘Whatsapp’. Me një ‘software’ spiunazhi mund të përgjoheshin ‘smartphonët’ e të prekurve.

‘Whatsapp’ ka dorëzuar të martën aktakuzën kundër firmës izraelite të softwarëve’ NSO Group’. Kjo firmë akuzohet se ka zhvilluar një program spiunazhi dhe e ka shitur atë, duke shfrytëzuar një boshllëk sigurie në serverat e Whatsapp-it. Me këtë janë hakeruar smartphonët e më të paktën 1400 përdoruesve. Të prekur janë edhe gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

NSO kishte deklaruar më parë lidhur me akuza të tilla, se ka shitur programe spiunazhi vetëm për qeveritë që i përdorin ato në luftën kundër terrorit apo kriminalitetit. Për akuzat e reja NSO nuk është prononcuar. Kreu i ‘Whatsapp-it’, Will Cathcart ka deklaruar se ky grup paraqitet se punon me përgjegjësi për qeveritë.

“Por ne kemi zbuluar, se më shumë se 100 gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në majin e kaluar kanë qenë objekt sulmi. Ky keqpërdorim duhet të marrë fund.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme