Rama në Davos: Gjykata Speciale proces i pakthyeshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar në Davos të Zvicrës se Gjykata Speciale nuk është duke u rrezikuar të shfuqizohet.

“Mendoj se është proces i pakthyeshëm, edhe pse është me rëndësi që të ketë mendje të hapura për zgjidhjen më të mirë. Ideja e gjykatës nuk është në rrezik. Ka një debat për përmirësimin e saj dhe është një debat i mirë” ka thënë Rama