Rama: Shqiptarët në Maqedoni e kanë mundësinë të vendosin për barazi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të cilat janë mbajtur javën e kaluar.

Rama në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se shqiptarët në Maqedoni kanë mundësinë e re për të vendosur barazi dhe liri brenda shtetit maqedon. Ai ka thënë se partitë shqiptare duhet të jenë të vetëdijshme se çfarë i ndanë dhe bashkon në këto momente. “Shqiptarët kanë sot të drejtën e kahershme dhe mundësinë e re për të vendosur barazi në liri, të drejta e detyrime brenda shtetit të Maqedonisë. Partitë që do t’i përfaqësojnë shqiptarët në parlamentin e ri duhet të jenë plotësisht të vetëdijshme për faktin se çka i ndan, nuk mund të ketë më shumë peshë se sa çfarë i bashkon vetvetiu në këtë moment kyç…”, ka shkruar Rama.