Rama vetëshpallet ministër i Jashtëm i Shqipërisë: S’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit

Ashtu siç u diskutua në mbledhjen e kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama merr edhe rolin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropës.
Teksa presidenti Ilir Meta nuk dekretoi emërimin e Gent Cakaj si ministër, drejtimin e këtij dikasteri do e marrë vetë Rama.

Ai shkruan se këtë çështje do e çojë në Gjykatën Kushtetuese, por deri atëherë ai do të marrë edhe rolin e ministrit.

“Presidenti s’e ka ç’dekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.

Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.

Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruan Rama./Express

Lini Një Koment