Rasti me policen që e sulmoi Bekir Asani, MPB: nuk mund të publikojmë video-xhirimin

MPB-ja nuk ka mundësi ligjore t’i publikojë xhirimet nga rasti me policen, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Llazo Velkovski.

Lidhur me këtë rast, Velkovski e përsëriti deklaratën e djeshme të ministrit Oliver Spasovski se nga ana e MPB-së tërë materiali që u sigurua për rastin me policen, u dorëzua deri te Prokuroria themelore publike.

“Për xhirimet ekziston procedurë ligjore në kornizat e të cilave sigurohen dhe dorëzohen deri te PTHP. Prej atyre shkaqeve ne nuk jemi në mundësi t’i publikojmë xhirimet në media, por obligim ligjor është t’i dërgojmë deri te PTHP”, tha drejtori i BSP-së.