Rreth 30 personave nuk po u lejohet të votojnë – dyshohet të kenë votuar më herët

Në fshatin Nekovc rreth 30 personave deri më tani nuk u është lejuar të votojnë për shkak se dyshohet se kanë votuar edhe diku tjetër.

Ky dyshim ka ardhur për shkak të sprejit që u është gjetur paraprakisht në gishtërinj.

Këtë e ka konfirmuar menaxheri i kësaj qendre të votimit, Agim Gashi, i cili ka thënë se asnjëri prej tyre nuk është lejuar të votojë dhe se po punohet që situata të zgjidhet.

KTV ka intervistuar dy prej këtyre personave të cilët thonë se po u del se kanë votuar paraprakisht, por që këtë thonë të mos e kenë bërë.