Rrotullohet autobusi me turistë, 24 të lënduar

Një autobus me turistë është rrotulluar mbrëmë në Barcelonë me ç`rast janë lënduar 24 persona, tre  prej të cilëve më rëndë.

Mjeti transportues u përmbys në mesnatë teka ishte duke udhëtuar në drejtim të aroportit El Prat.

Në mesin e të lënduarve ka anglezë, letonezë, bjellorusë, gjermanë, irlandezë e polakë, raporton AFP, transmeton Klan Kosova.

Autobusi po udhëtonte nga pushimorja në Lloret de Mar, që ndodhet 75 kilometra në veri të Barcelonës.