“Save the Children” sulmohet në Afganistan

Të paktën 11 persona janë plagosur në një sulm në zyrat e agjencisë ndërkombëtare ‘Save the Children’ në Afganistan.

Shpërthimi ndodhi jashtë kompleksit të organizatës në Jalalabad, thanë autoritetet, ndërsa më pas armëpushuesit hynë në ndërtesë.

Mediat lokale kanë raportuar se fëmijët në një shkollë të afërt janë parë duke vrapuar nga zona pasi janë dëgjuar të shtënat e armëve.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Jalalabadi, pranë kufirit me Pakistanin, shpesh është shënjestruar nga militantët talebanë dhe është një bastion për Shtetin Islamik, me luftëtarë që janë aktiv atje që nga viti 2015, transmeton kp.

Sulmi i fundit vjen disa ditë pasi persona të armatosur talebanë sulmuan një hotel luksoz në Kabul duke vrarë të paktën 22 vetë, kryesisht të huaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme