Scott: Duhet marrëveshje Kosovë- Serbi

Ambasadori i SHBA në Beograd, Kyle Scott, deklaroi sot se incidenti i djeshëm në Poterq të Klinës, në Kosovë, thekson nevojën për përpjekje shtesë në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, transmeton Koha.net raportimin e FoNet-it.
“Incidenti i djeshëm në Poterq thekson nevojën për përpjekje shtesë rreth arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, që popullsisë serbe duhet t’u sigurojë lirinë për të marrë pjesë në jetën politike, shoqërore e fetare në Kosovë pa frikë për sigurinë e tyre”, citon FoNet postimin e Scottit në rrjetin social Twitter.

Një grup serbësh dje kishin ardhur në Poterq për një pelegrinazh në vendin ku më 1992 kishin ngritur një kishë, ani pse asnjëherë më parë nuk ka pasur aty farë tempulli fetar, aq më pak ortodoks serb, ku më 1999 paramilitarët serbë kanë kryer masakra mbi shqiptarët, për pasojë 15 civilë ishin viktimat. Gjatë protestës së popullatës lokale tre serbë u lënduan, një qe arrestuar me dyshimin si autor i krimeve mbi shqiptarët, por më vonë u la i lirë, sikundër edhe kryetari shqiptar i fshatit, që po ashtu pas intervistimit në polici u la i lirë.

 

Lini Një Koment