Së shpejti vjen vetura më e shpejtë në botë

Në panairin e veturave në Gjenevë do të prezantohet vetura më e shpejtë në botë.

Në këtë panair, që do të mbahet nga data 8 deri 18 mars, do të prezantohet modeli Missile i kompanisë Corbellati Hypercars.

Kjo hiper-veturë posedon motor 9.0-litër V8 me kapacitet prej 1,800 kuajfuqi, në kombinim me marshin prej gjashtë shpejtësive.

Kompania Corbellati thotë se kjo hiper-veturë do të jetë rival i Koenigsegg Agera RS, sepse Missile mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 500 kilometra në orë, transmeton ksp.

Missile është i gjatë 4.67 metra, i gjerë 2.04 metra dhe i lartë 1.17 metra, dhe karroceria e tij është e përbërë nga fibra të karbonit.