Sejdiu: Shpendi në mandatin e dytë do të jetë edhe më i suksesshëm (Video)

Lajmi se Liburn Aliu apo Dardan Sejdiu, njëri prej tyre mund të jetë kandidati i ardhshëm Lëvizjes Vetëvendosje  për kryetar të Komunës së Prishtinës, ka ngjallur interesim të madh. Sidomos për faktin se i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në deklarimet e tij të fundit nuk ka dhënë përgjigje të prerë nëse do të rikandidojë edhe për një mandat të dytë në krye të Komunës së Prishtinës.

Referuar deklarimeve të mëparshme, i ftuar në intervistën “Saktë”, nënkryetari Dardan Sejdiu kishte dekaruar se vendimet në Lëvizjen Vetëvendosje! mirren nga Këshilli i Përgjithshëm, nga kryesia.

“Shpend Ahmeti është kryetar i Komunës së Prishtinës dhe unë personalisht mendoj se është personi më i duhur për të menaxhuar me Prishtinën. Jam shumë i bindur se Shpendi në mandatin e dytë do të jetë edhe më i suksesshëm sesa në mandatin e parë”, kishte deklaruar Dardan Sejdiu.

Por, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, njëherit nënkryetar i Komunës së Prishtinës nuk e kishte përjashtuar mundësinë që edhe ai ose ndonjë tjetër nga radhët e Vetëvendosjes të kandidojë për të parin e Komunës së Prishtinës.

“Mendoj se Lëvizja Vetëvendosje ka njerëz të mjaftueshëm njerëz që të kandidojë për kryetar të Komunës. Unë si Dardan nuk e kam asnjë telash nëse më jepet ky besim të garojë. Por, mendoj që Shpend Ahmeti dhe shumë të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje do ta bënin këtë punë më mirë sesa unë”, kishte deklaruar Sejdiu./Sakte.net

Deklarimet e Dardan Sejdiut mund t’i ndiqni nga minuta 27 – 29 e intervistës Saktë.