Serbi/ Rrëzohet avioni ushtarak MiG-21, humbin jetën dy pilotët

Një aeroplan i ushtrisë Serbe është rrëzuar mbi vendin e quajtur Loznica, në Serbi.

Raportohet se dy pilotë kanë humbur jetën ndërsa avioni është bërë shkrumb e hi, autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur kërkimin nëse ka viktima të tjerë.

Aeroplani është rrëzuar në orën 09;15 të mëngjesit afër maleve të Zvornikut, në Serbi.

Sipas portalit serb të lajmeve Telegraf.rs, aeroplani i rrëzuar ishte një avion ushtarak MiG-21 me dy pilotë.

 

 © SYRI.net