Serbia me qeveri të re, Vuçiq e fut Kosovën në tekstin e betimit

Kuvendi i Serbisë ka votuar për Qeverinë e re të Serbisë. Për propozimin e mandatarit, Aleksandar Vuçiqi votuan 163 deputetë, kundër ishin 62, abstenime nuk pati.

Pas votimit do të pasojë betimi para Kuvendit të Serbisë, ku Aleksadar Vuçiqi do ta udhëheqë qeverinë e shtetit fqinj edhe për një mandat, në koalicion me Ivica Daçiqin e SPS-it, transmeton lajmi.net.

Por çfarë shkruan në betimin që duhet ta bëjë qeveria serbe. Sigurisht se edhe në betim është futur Kosova, absurditet i llojit të vet që vetëm serbët e bëjnë.

“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem se me nder do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjin, që detyrën e anëtarit të Qeverisë do ta kryej me përgjegjësi, ndërgjegje dhe do të jem i përkushtuar për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”, kështu thuhet në betimin shovinist serb.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë