Shembet klubi i natës me 370 persona brenda, raportohet për të vdekur

Mediat botërore raportojnë se deri tani dy persona kanë ndërruar jetë dhe më shumë se 17 të tjerë janë plagosur nga shembja e një ballkoni të brendshëm të një klubi nate në qytetin e Gwangju në Korenë e Jugut.

Disa atletë nga World Swimming Championships pësuan lëndime.

Ata janë nga SHBA, Zelanda e Re, Holanda, Italia dhe Brazili.

Dy koreano-jugoro u dërguan në spital në një gjendje të rëndë për jetën dhe por më vonë ndërruan jetë.

Të vdekurit ishin të moshave 38 dhe 27 vjeç dhe nuk ishin konkurrentë në kampionat.

Ballkoni dhe shkallët brenda klubit të natës “Coyote Ugly” u shembën në rreth orës lokale 02:29 të së shtunës, ndërsa rreth 370 persona ishin brenda.

Lini Një Koment