Shkaku i shkeljeve të shumta, shkarkohet drejtori i Stacionit të Autobusëve

Drejtori i Stacionit të Autobusëve, Ylber Çitaku, është shkarkuar nga pozita e drejtorit më vendim të Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Sipas Bordit, arsyet e shkarkimit janë shkeljet ligjore që Çitaku ka kryer gjatë kohës si drejtor.

“Ka punësuar gjithsejtë 15 punëtorë, duke rritur numrin e të punësuarve për 23.08 %. Ka rritur shpenzimet e pagave, përtej Planit të Biznesit, për 3,914.93 euro në muaj”, thuhet në vendimin e Bordit.

Në vendimin e tij, Bordi ka numëruar një serë shkeljesh, duke nisur nga punësimet e paligjshme, rritja e pagave dhe një sërë shkeljesh tjera.

Më poshtë mund ta lexoni vendimin e plotë të Bordit të Drejtorëve:

NPL Stacioni i Autobusëve Sh. A Prishtinë Bordi i Drejtorëve të NPL Stacioni i Autobusëve Sh. A Prishtinë.

Deklaratë Zyrtare Bordi i Drejtorëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh. A. Prishtinë, si organ i ligjshëm  i zgjedhur nga KKA të Komunës së Prishtinës, bazuar në legjislacionin që rregullon fushëveprimin e ndërmarrjeve publike në Republikën e Kosovës, sot më datë 05.09.2016 në mbledhjen e rregullt, me shumicën e nevojshme për vendimmarrje, në mënyrë legjitime ka marrë vendim për: Shkarkimin nga pozita zyrtare të Z. Ylber Çitaku, Kryeshef Ekzekutiv të NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh. A. Prishtinë, duke i ndërprerë kontratën  e punës, detyrat dhe përgjegjësit e tij nga marrëdhënia e punës përfundimisht më datë 05.09.2016. Vendimi për shkarkimin e tij është rrjedhim i drejtpërdrejt  i një sërë shkeljeve ligjore.

I njëjti nuk ka zbatuar detyrimet të bazuara në Ligjin e Punës, Ligjin për Ndërmarrje Publike, Ligjin për Shoqëri Tregtare, UA. Nr 14/2011, Statutin,  Rregulloren,  Planin e Biznesit të  Ndërmarrjes, dhe gjithsesi nuk ka përmbushur asnjë udhëzim, qëndrim dhe vendim të Bordit të Drejtorëve. Bazuar në dokumentet zyrtare, për këtë periudhë (08.01.2016-31.07.2016), pa zbatuar dhe duke shkelur Ligjet në Fuqi, në shpërpushje me Planin e  Biznesit,  dhe pa  miratim nga Bordi i Drejtorëve, Kryeshefi Ekzekutiv: Ka punësuar gjithsejtë 15 punëtorë, duke rritur numrin e të punësuarve për 23.08 %. Ka rritur shpenzimet e pagave, përtej Planit të Biznesit, për 3,914.93 euro në muaj. Kemi devijim 3 % nga Plani i Biznesit. Ka paguar Punëtorë pa kontratë të Punës! Ka angazhuar  punëtorë me kontratë në vepër të cilët punojnë në të njëjtën kohë 08-16.00 në dy vende të punës! Ka angazhuar punëtorë pa përfillur asnjë kriter dhe procedurë punësimi,  Interesa të qarta vetjake. Ka mbushur veturën private me paratë publike. Ka shkelur  Ligjin e Punës, punësimet pa konkurs Ka shkelur  UA NR. 14/2011, gjatë punësimeve Ka shkelur  Kodin e Etikës, për qeverisje korporative,  dhunë e egër psikike sjellje brutale, dhe punë e detyrueshme që ushtrohet  ndaj zyrtarëve të lartë, të mesëm dhe të gjithë punëtorëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh. A. Prishtinë Ka shkelur  Rregulloren  Për Organizimin E Brendshëm të NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh. A. Prishtinë. Ka shkelur  Vendimin e Bordit të Drejtorëve të datës 21.06.2015 dhe vendimin e datës 08.07.2016.

Nuk ka  raportuar  drejt dhe besueshëm tek Bordi i Drejtorëve Ka shkelur  kontratën e tij të punës, mos dorëzim të informacioneve, mos  raportim në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve. Është i Pa përgjegjshëm  dhe jo llogaridhënës  ndaj kërkesave të Bordit të Drejtorëve Nuk njeh autoritetin, mosrespektim dhe sfidim total i Bordit të Drejtorëve Ka humbur  besueshmërinë  institucionale tek Bordi i Drejtorëve Ka shkelur  detyrat  fiduciare Ka marrë  vendime të njëanshme. Ka ndërhyrë në pavarësinë e zyrës së ZKFTH Ka uzurpuar zyrën e  Arkivës Ka uzurpuar dokumentacionet e  tërësishme në zyrën e  sekretarit korporativ Ka uzurpuar zyrën e  prokurimit Shpif dhe  falsifikon  dokumente  të arkivuara në periudhat e mëhershme dhe të tanishme  në Ndërmarrje. Shantazhon një pjese të punëtorëve  për qëllime përfitimi

Ka kërcënuar  dhe Penguar  mbajtjen e mbledhjes në lokalet e ndërmarrjes, në ushtrimin e detyrës zyrtare të Komisionit Komunal të Aksionarëve  dhe Bordit të Drejtorëve më datë 26.08.2016 Ka kërcënuar, ka shpërfaq brutalitet, dhe penguar fizikisht  ushtrimin e detyrës zyrtare të Kryesuesit dhe anëtarit të Bordit të drejtorëve më datë 31.08.2016. Dëbim i Drejtorëve të Bordit nga ndërmarrja dhe shpifje përmes medieve. Ka pamundësuar  Bordin e Drejtorëve për qasje fizike në NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh. A. Prishtinë. Ka keqpërdorë detyrën  Zyrtare në dhënien e informatave të rrejshme, të pavërteta, dhe të falsifikuara medieve publike. Në aspektin e normave morale, Bordi ka konstatuar të meta, dobësitë dhe  paaftësitë e tij  menaxheriale,  sjelljet dhe veprimet e tij  përjashtuese  që  bien ndeshë me performancën e një zyrtari publik që punon në institucionet e Republikës së Kosovës. Ndërsa bazuar shkeljet  dhe keqpërdorimet e  detyrës zyrtare, Bordi i Drejtorëve me kompetencë vlerëson së kryeshefi ekzekutiv  është i pa përgjegjshëm, vepron paligjshëm, është i   rrezikshëm për punëtorët e ndërmarrjes, për  ndërmarrjen në aspektin financiar, operacional dhe qëndrueshmërinë institucionale.

Të gjitha  shkeljet  ligjore, Bordi i Drejtorëve  do ti dëshmoj  në organet kompetente, Prokurorinë  e Shtetit,  Gjykatat e Republikës së Kosovës, nëse është e nevojshme edhe Prokurorinë e Eulexit. Nga sot, çdo veprim i ish KE-së,  në ndërmarrje është i paligjshëm, dhe për çdo mosrespektim të vendimit të Bordit do të mban përgjegjësi para organeve ligjore të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh. A. Prishtinë, Sherif Sejdiu.