Shkarkimi i Presidentit, Basha: Do të shndërrohet në pendim për Edi Ramën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar si teatër përpjekjen  e Edi Ramës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Sipas tij,e gjithë kjo bëhet për të larguar vëmendjen e shqiptarëve nga situata e krijuar prej Edi Ramës dhe se ky proces do të përfundoje një pendim për atë.

“Edi Rama kërkon të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik për situatën e krijuar prej tij.  Mos kini asnjë iluzion se farsa e sotme përfundoi në rezolutë dhe po konsumon orët e pasdites për tu shndërruar në një pendim të Edi Ramës, nuk është gjë tjetër, veçse teatër i  Edi Ramës, sepse e ka nevojë jetike që të ju largojë vëmendjen nga kjo situatë e krijuar prej tij.

Ka nevojë ta largojë vëmendjen nga fakti që është kapur duke vjedhur votat, pasuritë tuaja publike, për t’ia dhënë një grushti njerëzisht që ka ardhur në pushtet.

Gjatë 48 orëve të fundit, shuam miq kanë kërkuar të mbizotëroje arsyeja dha interesi i shqiptareve dhe Edi Rama t’i hapë rrugë një procesi politike, që kërkon asgjë më pak se sa një proces standard zgjedhjesh. Sfidimi i hapur që Edi Rama bën, përpjekja për të vendosur 30 qershorin në qendër të debatit politik, kur tani 30 qershori nuk ka vlerë ligjore, por vetëm politike. Orët dhe ditët e ardhshme, do të caktojnë se si do të jetë Shqipëria në 10-15 vitet e ardhshme”, tha Basha.

Lini Një Koment