“Shkatërrimi i civilizimit dhe natyrës duket në horizont”

Kolapsi i civilizimit dhe i natyrës duket në horizont, ka thënë Sir Davit Attenborough në samitin për ndryshime klimatike në Poloni.

Natyralisti ishte zgjedhur për të përfaqësuar njerëzit e botës në adresimin që iu bërë delegatëve të gati 200 kombeve që janë mbledhur në Katovicë [Katowice] për të negociuar se qysh t’ia bëjnë rreth zbatimit të marrëveshjes së Parisit për klimën, shkruan Periskopi.

“Tash po përballim një fatkeqësi të bërë nga njeriu në një shkallë globale, kërcënimi ynë më i madh në mijëra vjet: ndryshimet klimatike,” tha ai.

“Nëse nuk ndërmarrim diçka, kolapsi i civilizimeve tona dhe zhdukja e shumicës së natyrës që njohim do të jetë në horizont.”

Lini Një Koment