Shoqëria civile kërkon shfuqizimin e emërimit të Gashit

Driton Gashi është emëruar drejtor i ri Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).


Pasardhësi i Agron Selimajt, deri javën e kaluar kishte aktakuzë të ngritur për keqpërdorim detyre.

Procesi gjyqësor i nisur kundër tashmë ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Driton Gashi, ishte shtyrë që në seancën fillestare.

Kjo kishte ndodhur për shkak të mungesës së Driton Gashit dhe prokurorit të shtetit, Feti Tunuzliu.

Aktakuza është tërhequr vetëm pak ditë para emërimit të tij në detyrën e re.

Sipas Betim Musliut nga Instituti Kosovar për Drejtësi, ndikimi politik për emërim në poste të larta, është bërë i pashmangshëm.

Për emërimin në këtë pozitë të Driton Gashit, ka reaguar edhe Organizata “ÇOHU”.

Arton Demhasaj nga kjo organizatë, ka thënë se drejtori i ri i AKI-së, është pjesë e PDK-së dhe se emërimi i tij, dëmton kredibilitetin e këtij institucioni. Driton Gashi, gjatë tërë ditës, nuk u është përgjigjur thirrjeve të KTV-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme