Shqiptarët në veri – të huaj në vendin e tyre

I huaj në vendin tënd… është emisioni që do të sjellë rrëfimet e shqiptarëve të veriut.

Banorët falsin për varfëri, papunësi e mungesë subvencionesh. Shprehen të revoltuar me politikën.

Kohavisioni ka pyetur qeverinë e Kosovës se çfarë ka investuar në tri fshatrat e vetëm shqiptarë në Komunën e Zveçanit, por përgjigjja është dhënë nëpërmjet postës elektronike, duke thënë se qeveria e Kosovës e ka rritur Buxhetin për komunat edhe për 40 milionë deri sa na kanë referuar që për projekte konkrete të pyetën komunat përkatëse.

Zhazha ka një të deleguar në asamblenë e Zveçanit, por ai është i vetëm përballë 18 të tjerëve.

Të moshuarit mendojnë se për shkak të varfërisë, i harroi shteti.

Fshatrat rrezikojnë të boshatisen.

Në Boletinin e harruar nga shteti pushojnë eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletin, e të cilat janë kthyer në kullën e tij në vitin 2016. Kulla menaxhohet nga Ministria e Kulturës. “

Ndiqeni të plotë magazinën Cosmo, për të parë se si jetojnë banorët e fshatrave, Zhazhë, Boletin e Kelmend, që komunë të tyre e kanë Zveçanin? Çfarë thonë ata për jetën atje? Cili shtet u figuron në certifikatat e shtëpive të tyre? E sa kujdeset Kosova për shqiptarët e veriut?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme