Shuhet përfundimisht Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit shuhet përfundimisht. Kuvendi miratoi dy ligjet të cilat formojnë Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Gjatë seancës, Kuvendi nuk kishte kuorum dhe për këtë arsye, kreu i Kuvendit shtyu votimin për në fund të seancës.

Koordinatorët filluan lobimin për t’i sjell në sallë deputetët të cilët mungonin.

Pas pak minutave në sallë u pa edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Derisa priteshin deputetët, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u pa i lodhur në sallë.

Me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi i dha dritë jeshile formimit të ministrisë së re. Ndonëse pritej të votonte edhe deputeti Amdi Bajram, ky i fundit u pa në sallë pasi filloi votimi. Shuarja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive krijoi përçarje në BDI. Krahu i luftës, bashkë me Hazbi Likën dhe Rafis Alitin ishin kundër shuarjes, duke pretenduar se nuk janë informuar nga partia për një vendim të tillë. Integristët nga ana tjetër pohonin se shuarja e sekretariatit është paraparë në Platformën e përbashkët të partive politike shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme