Simiq: Nuk besojmë në Kushtetuesen

E hënë, 24 Tetor 2016  –  Sakte.net

Kreu i Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës, Slavko Simiq, ka thënë se nuk pret nga Gjykata Kushtetuese që të tregohet e paanshme në shfuqizimin e Ligjit për Trepçën. Simiq ka thënë se është e rëndësishme që Gjykata të mos marrë vendime që do ta dramatizonin edhe më tutje situatën.

Ai, po ashtu, ka shtuar, se shqiptarët janë të vetëdijshëm që Ligji është e pamundur të zbatohet në komunat ku ndodhet kapaciteti më i madh i mineraleve dhe infrastrukturës mbështetëse, dhe se është e pamundur të ndryshohet struktura etnike e organizimit të punës, shkruan “Tanjug”, transmeton “Klan Kosova”.