Sipas Daçiqit, Kosovën e presin edhe 10 çnjohje

Ministri i Punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë për gazetën e Beogradit “Blic” se gjatë këtij viti pret që dhjetë, e ndoshta dhe më shumë vende, ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

“Mua nuk më duhet më që të ndikoj tek ato vende, ato vetë po duan ta tërheqin njohjen”, citohet të ketë thënë ai.

Daçiqi s’i ka përmendur emrat e vendeve që mund ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Më herë shefi i diplomacisë serbe kishte thënë se tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës tashmë e kanë bërë 13 shtete.

Ai ka folur edhe për samitin e Parisit në të cilin pritet të takohen liderë të Kosovës dhe të Serbisë duke thënë se nuk pret ndonjë befasi nga ai takim.

Lini Një Koment