Skadon afati për votuesit e kontestueshëm, mijëra shqiptarë humbin të drejtën e votës

Vetëm rreth 7 mijë veta nga 39.502 votuesit e kontestueshëm janë paraqitur për të verifikuar të drejtën e votës në zyrat rajonale të KSHZ dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Ky proces ka rezultuar i dështuar pasi që shumë qytetarë po humbasin të drejtën e votës, ndërsa siç bëhet e ditur 90 për qind e tyre janë shqiptarë.

Lista u publikua më 16 korrik, ndërsa për 25 ditë,  të gjithë qytetarët që kanë gjetur veten në këtë listë janë detyruar të paraqiten në mënyrë elektronike përmes aplikimit special në ueb faqen e KSHZ-­së ose personalisht në njësitet rajonale të KSHZ­së dhe në zyrat e Drejtorisë për evidencën e regjistrave të amzës.

Paraqitjet elektronike i nënshtrohen kontrolleve shtesë nga ana e Komisionit. Më shumë paraqitje ka në komunat: Çair­ 974, Saraj ­553, Kumanovë­ 500, Tetovë ­475, Aerdorom­ 374, Kërçovë­ 369, Qendra­ 359 dhe Gostivar ­320.

Pas skadimit të afatit për paraqitje të qytetarëve, KSHZ­-ja ka në disponim 10 ditë që të bëjë kontroll shtesë ose personalisht të kontaktojë me votues kontestues.

Nëse nuk paraqiten në afatin e paraparë votuesit kontestues nuk do të rregjistrohen në Listën zgjedhore, por do të kenë mundësi atë ta bëjnë gjatë kohës së ekspertizës publike të listave para zgjedhjeve parlamentare. VMRO-DPMNE përmes negociatorit të saj Nikolla Todorov në bisedimet për Marrëveshjen e Përzhinës ka pranuar se shumica e këtyre votuesve të kontestuar janë shqiptarë.