Sonja Biserko: E paimagjinueshme që Shqipëria ta përkrahë idenë për ndarjen e Kosovës

Kryetarja e  Komiteti i Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka folur për dialogun mes Kosovës e Serbisë dhe, në këtë kuadër, edhe për idenë e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ndarjen e Kosovës.

Zonja Biserko ka shprehur habine që idenë e Vuçiqit e përkrahu edhe Shqipëria, gjë që, sipas saj, çpo edhe në ndryshimin e kursit të faktorit ndërkombëtar.

“Serbia, përkundër marrëveshjeve të arritura në Bruksel, është sjellë në mënyrë kontradiktore. Në fillim e pengoi konsolidimin e shtetit të Kosovës. Lista Serbe u bë bartëse e interesave të serbëve në Kosovë, Beogradi po bëhej gati të bënte një marrëveshje për ndarje me kosovarët, por është e paimagjinueshme që Shqipëria e përkrahu një ide të tillë. E gjithë kjo e ndryshoi kursin e faktorit ndërkombëtar që kishte pikëpamje të ndryshme dhe i dha Serbisë shumë hapësirë për të vazhduar lojën”, ka thënë Biserko, në një telekonferencë të organizuar nga Programi për Ndërtimin e Paqes dhe për të Drejta të Njeriut në Universitetin Columbia dhe nga Qendra për Siguri në Evropën Juglindore,.

Zonja Biserko ka thënë Serbia nuk e ka marrë kurrë në konsiderim ndonjë opsion tjetër, përveç përfitimit nga çështja e Kosovës dhe se në arenën ndërkombëtare ka mungesë konsensusi lidhur me çështjen e Kosovës.

“Siç e dini, Serbia nuk ka konsideruar kurrë ndonjë opsion tjetër, përpos përfitimit nga çështja e Kosovës, e cila është në tavolinë që nga vitet 80-ta. Ka mungesë konsensusi, rregullash dhe parimesh, fatkeqësisht“, ka thënë ajo, trasnmeton Kallxo.com.

“Të braktisim parimet me të cilat është përballur Ballkani është një rrezik i madh për të ardhmen e Kosovës”, ka theksuar ajo.

Biserko ka folur edhe për pasojat që do të shkaktonte në rajon ndryshimi eventual i kufijve midis Kosovës e Serbisë. Ajo ka thënë se Serbia e ka përkrahjen e Rusisë për këtë ide dhe se shumë intelektualë rusë janë shprehur se ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk do të ndodhë pa përfshirjen e Rusisë.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka thënë se kjo ide ka shkaktuar shqetësime në rajon, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Mal të Zi.

Ajo i ka dhënë të drëjtë analistit amerikan Daniel Serëe, i cili ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të shtyhet për më vonë, sepse përkrahja eventuale e kësaj ideje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishte shkatërruese për Kosovën dhe do të përbënte rrezik për mbarë rajonin.

Biserko ka thënë se e marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë duhet të vështrohet në një kontekst të ri. Ajo ka sugjeruar se që kjo marrëveshje duhet të kërkohet duke pasur parasysh tri nivele.

“Unë sugjeroj që e ardhmja e Kosovës të shihet në tri nivele të ndryshme: E para, është niveli i brendshëm, si do të ndikojë në Kosovë dhe në Serbi; e dyta, është niveli rajonal, si do ndikonte marrëveshja në rajon dhe, e treta, në nivelin ndërkombëtar”, ka thënë Biserko./Ardita Zeqiri, Kallxo.com

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme