Sot ka filluar viti i ri shkollor

08:48  /05 Shtator 2016  / Sakte.net

Sot në të gjitha shkollat e Kosovës ka filluar viti i ri shkollor 2016-2017.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/2017, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë nxënësit në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Ndërsa, më pas, ministri Bajrami do të marrë pjesë në përurimin e objektin e ri të shkollës së mesme në Ferizaj, thuhet në njoftimin për media të MASHT-it.

Viti i ri shkollor në Kosovë zakonisht fillon më 1 shtator, por Ministria e Arsimit e ka shtyrë atë për 5 shtator.