Stefanoviq: Anëtarsimi i Kosovës në Interpol do t’iu lejonte terroristëve qasje në të dhënat ndërkombëtare

Serbia po shfrytëzon format e ndryshme të mbushë mendjen e shteteve për mos përkrhajen e Kosovës për anëtarësim në Interpol. Së fundi, është zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm, Nebojsha Stefanoviç, i cili ka se pranimi i Kosovës në Interpol, do t’u mundësonte terrroistëve qasje në bazat e të dhënave të kësaj organizate ndërkombëtare policore.

Siç shkruajnë mediat serbe, Stefanoviq ka thënë  se nga Kosova numër i madh i qytetarëve shkuan dhe ende vazhdojnë të luftojnë për ISIS’in dhe se autoritetet e Prishtinës kanë politikë shumë dashamirëse ndaj njerëzve të cilët janë të përfshirë në radhët terroriste.

“Është e qartë se nuk ka asnjë angazhim as vullnet për të kundërshtuar këtë lloj të radikalizmit dhe rekrutimit të këtyre njerëzve, të cilët japin jetënnë aktet më të rënda terroriste në Siri tani, dhe nesër kush e di, ndoshta i bëjnë diku në Evropë”, ka thënë Stefanoviq.

Ai thotë se nëse teorikisht imagjinojmë mundësinë që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit, është e qartë se çfarë lloj “kutie të Pandorës” do të hapet.

Vendimet rreth kësaj çështje, thotë ai, duhet në mënyrë të veçantë t’it rishikojnë vendet që po bëjnë presion mbi vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për të votuar për pranim në Interpol, shkruan Metro.

Ndërkohë dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit SHBA’të dhe Britania e Madhe mbështetën fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpon si dhe bënë thirrje tek shtetet që janë të pavendosura ose kundër të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme