Strukturat e Fethulla Gylenit në Maqedoni e mbështesin tërësisht Ali Ahmetin dhe BDI-në

Autor: Altin Spahiu

Derisa lidhur me tentimin për grusht shtet në Turqi kanë reaguar të gjithë liderët shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa shqetësimin e tyre e kanë shprehur edhe fuqitë më të mëdha botërore, me gjasë ky zhvillim i ka “ikur” partisë shqiptare në pushtet në Maqedoni, përkatësisht liderit të saj, Ali Ahmetit. Edhe pse ai shquhet si kryetar partie që reagon për pak e për shumë, qoftë Brenda ose jashtë, nuk e ka pa të arsyeshme të reagojë për këtë ngjarje për të cilën ka reaguar mbarë rajoni, por edhe bota.

Vetë presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov e mbështeti presidentin Erdogan në këto zhvillime, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim BDI e as nga lideri i saj, gjë që çon të dyshosh në vërtetësinë e akuzave që bëhen në adresë të partisë emri i së cilës kohëve të fundit ka filluar të rimohet/ndërlidhet me Rusinë. Apo, mbase BDI është në anën e puçistëve, përkatësisht “gylenistëve”, shkroi kohë më parë sakte.net. Ndërkohë, burime të mirinformuara thonë se Lëvizja “Hyzmet” e përbërë nga njerëzit e klerikut Fethullah Gylen, të gjitha strukturat e saja i ka orientuar nga ana e BDI-së e Ali Ahmetit, që ta përkrahin atë vazhdimisht. Kështu në opinion flitet se kjo mbase është një nga arsyet që Ali Ahmeti nuk është prononcuar publikisht rreth puçit në Turqi, siç bënë SHBA-të, BE e shumë liderë botërorë, që e dënuan atë akt ushtarak ndaj popullsisë civile.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë