Sulmi në Turqi: 13 ushtarë të vdekur e 48 të plagosur

Trembëdhjetë ushtarë kanë vdekur dhe 48 janë plagosur nga një sulm me bombë që ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin e Kayserit.

Të lënduarit janë shtruar në spitale dhe po mbikëqyren me kujdes të lartë, thuhet në komunikatën e ushtrisë turke që ka dhënë këtë informacione, transmeton Koha.net.

Thuhet se nga të lënduarit ka edhe qytetarë që kanë qëlluar në momentin e sulmit afër.