Sulmohet një kamp ushtarak në Jemen – 70 të vdekur

Të paktën 70 njerëz humbën jetën pasi rebelët Huthi të mbështetur nga Irani ndërmorën një sulm ajror në një kamp ushtarak në qytetin Marib të Jemenit.

Një burim nga Spitali Shtetëror në Marib, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha për AA se shumica e të vrarëve ishin ushtarë të goditur teksa po pushonin.

Sipas informacioneve të marra nga një burim ushtarak, në sulm është përdorur një mjet ajror i armatosur pa pilot.

Të paktën 23 rebelë Huthi dhe tre ushtarë të ushtrisë jemenase u vranë të shtunën në përleshjet në kryeqytetin Sanaa.

Sipas informacioneve nga burime të sigurisë së Jemenit, ushtria jemenase kreu aksion kundër rebelëve Huthi të cilët ishin përgatitur për të sulmuar pikat ushtarake në rrethin Nihm.

Ushtria njoftoi se zmbrapsi sulmet e Huthive në provincën Al-Bayda.

Jemeni është zhytur në dhunë dhe kaos që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi një fushatë shkatërrimtare ajrore që synonte të parandalojë përparimet territoriale të rebelëve.

Që atëherë, sipas OKB-së, dhjetëra mijëra jemenas besohet të jenë vrarë dhe plagosur në konflikt, ndërsa 14 milionë të tjerë rrezikohen nga uria.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme